Jeta e dyfishtë e shqiptarit Vital Dapi që vrau të moshuarit për t’u marrë milionat në Angli

Jeta e dyfishtë e shqiptarit Vital Dapi që vrau të moshuarit për t’u marrë milionat në Angli

Shqiptari Vital Dapi, që vrau çiftin e pensionistëve në Angli përdori një identitet të vjedhur për të pretenduar azil dhe jetoi në Britani për gati 2 dekada. Dapi jetonte një jetë të dyfishtë në Angli dhe Shqipëri për 17 vite përpara se të vriste Peter dhe Sylvia Stuart.

Ish-komando i Forcave Speciale në Shqipëri sulmoi çiftin e të moshuarve në fshatin Suffolk sepse mendoi se ishin milionerë dhe i duheshin para për të larë borxhet e tij të kumarit.

Detektivët thanë se dinin fare pak për të kur ai u arratis pasi vrau të moshuarit. 75-vjeçari Stuard u gjet me 9 plagë në trup ndërsa trupi i bashkëshortes së tij 69-vjeçare nuk u gjet kurrë. Dapi u arrestua në Luksemburg dhe pranoi identitetin e tij të vërtetë, por zyrtarët britanikë nuk e besuan dhe u gjykua për emrin e rremë, Ali Qazimaj. Por pasi gjykata vendosi ta dënojë Dapin u zbulua më vonë se ai kishte mbërritur në Angli në vitin 1999 me kamion si emigrant i paligjshëm. 

Sipas "Daily Mail", Dapi shpenzonte gati 1000 paund në ditë në kazino, dhe vrau të moshuarit pasi i thanë se ata ishin milionerë dhe kështu mund t’u merrte paratë.

“Gjithmonë e ka patur ëndërr Perëndimin. Sa herë që shikonte në televizor mbretëreshën ose Tony Blair thoshte ‘dua të punoj për ju, dua t’ju shërbej’”, deklaroi motra e tij Esmeralda Hasko.

Në dhjetor të vitit 1998, Dapi pagoi një trafikues qeniesh njerëzore për të shkuar në Itali dhe më pas në Holandë. Më 25 shtator 1999 ai i hipi një anijeje për në Essex. “Ai qëndroi brenda karburatorit të kamionit përgjatë gjithë udhëtimit. Kur mbërriti në Britani s’e besonte askush se ishte gjallë”, tha xhaxhai i tij Murat Dapi. Në Britani ai kaloi 6 muaj në një kamp refugjatësh.

Pas disa eksperienca punësh si shofer dhe shitës dyqani në Londrën Veriore ai u zhvendos në Tilbury Essex ku filloi punë si kujdestar i të atit dhe njerkës së Steve Paxman, dhëndrit të çiftit që vrau.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy