Trump distancohet nga ish këshilltari i tij, Papadopoulos

Trump distancohet nga ish këshilltari i tij, Papadopoulos

Presidenti amerikan Donald Trump u distancua sot nga ish këshilltari i tij për politikën e jashtme George Papadopoulos, një ditë pasi u zbulua se ai ishte kishte pranuar që kishte gënjyer agjentët federalë dhe se ka bashkëpunuar me Prokurorin e Posaçëm Robert Mueller në hetimet për zbardhjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane.

Një vit më parë, zoti Trump e cilësonte zotin Papadopulos, këshilltarin e tij 30-vjeçar si një "djalë të shkëlqyer". Por në një koment të ri të Twitter sot nga Shtëpia e Bardhë, zoti Trump shkruante se "shumë pak njerëz e njihnin vullnetarin e ri me nivel të ulët, me emrin Xhorxh, i cili tashmë është provuar të jetë gënjeshtar”.

Zoti Trump shkruante gjithashtu "se lajmet e rreme janë duke punuar jashtë orarit të punës". Ai i referohej për këtë përhapjes së gjerë në media të pranimit të fajit nga zoti Papadopoulos në fillim të tetorit dhe padisë së ngritur ndaj dy ish zyrtarëve të fushatës së tij Paul Manafort dhe Rick Gates.

Të dy ata përballen me akuzat për komplot, deklarata të rreme, dhe pastrim parash lidhur me përpjekjet e tyre të lobimit në favor të Ukrainës. / VOA / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy