
Pas ultimatumit nga Shkodra, ministri i Brendshem, Fatmir Xhafaj ka dhënë një tjetër mesazh të fortë pas mbledhjes së Policisë së Lezhës dhe caktimit të drejtorit të ri të policisë atje, Ferdinand Mara.
Ai ka pranuar se ka probleme ne aspektin e goditjes se kriminalitetit duke theksuar tre prioritetet e policise, integritetin e policise, si qellim edhe i vetingut, lufta kunder krimit dhe grupeve kriminale dhe kontrollin me te mire te territorit.
Xhafaj është pyetur për faktin se ka paralajmeruar arrestime dhe ka theksuar se do të goditen të gjitha grupet kriminale, por un tha ministri nuk paralajmëroj arrestime un orientoj dhe drejtoj policinë.
“Do të goditen të gjitha grupet kriminale. Do godasim asetet e grupeve kriminale. Unë nuk paralajmëroj arrestime. Jam ministri i Punëve të Brendshëm që drejtoj për sa mua më takon, orientoj, drejtoj policinë. I takon strukturave të policisë, pasandaj strukturave te prokurorisë që të marrin masa të duhura intensive që janë duke u zhvilluar per grupet kriminale, por edhe abuzimet me pronen publike. Jam i shqetësuar për disa abuzime që janë bërë me tokat këtu, me vijën bregdetare në zonën e Lezhës posacerisht. Hetimet që janë duke u zhvillur, janë në proces, do të jenë te suksesshme. Besoj fort që shkaktarët e kësaj batërdie do të vendosen para ligjit. Krimet të marra për frymë për banorë ne Lezhë, nuk e rendisin këtë qytet si qark pozitiv. Duhet ta bëjmë dallimin qartë. Pritshmëria është më e lartë”, tha Xhafaj.



