
Analistja Anduena Llabani nisjen e procedurave nga Gjykata e Vjenës në Austri, për Stela Gugalljan, thotë se flitet për persona në kërkim prej më shumë se një viti të kërkuar nga SPAK si individë që kanë përfituar nga shoqëritë e tyre miliona para, nga ngritja e inceneratorëve në Tiranë, Elbasan dhe Fier.
Duke folur nga studio e MCN Live, Llabani deklaroi se shpallja në kërkim e Klodian Zotos dhe Stela Gugalljas u bë menjëherë pas arrestimeve të para që pati SPAK për inceneratorin e Elbasanit, të cilat vijuan me arrestimin e Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos.
Kemi një dosje që ka shkuar për shqyrtim gjyqësor, por akoma nuk kemi arrestime të përfituesve të këtyre parave.
Kemi vetëm arrestime në kuadër të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës të funksionarëve të lartë shtetërorë.
Dua të saktësoj një gjë që nuk di nëse nuk me qëllim apo jo nuk vihet në vëmendje, që ndaj Mirel Mërtirit nuk ka zyrtarisht kërkim ndërkombëtar.
Është një nga individët për të cilin ka shumë materiale të shkuara në Prokurori dhe prokurorët thonë që po ne e kemi kërkuar zotin Mërtiri, këtë e thonë off record.
Por nëse do i referohemi organeve zyrtare që bëjnë shpalljen në kërkim ndërkombëtar të zotit Mërtiri prej një viti, nuk rezulton që zyrtarisht të jetë i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Çka i jep të drejtën të lëvizë kudo i lirë, në çdo vend të BE dhe kudo më tej, duke pasur liri veprimi dhe të funksioneve që mund të kryejë.
Duke mos u ezauruar kjo kërkesë e SPAK nga institucionet shqiptare duket se ka një hendek dhe mungesë vullneti.
Edhe pse ndaj Stela Gugalljas ka proces dhe kërkesë për ekstradim, sot Stela Gugallja i ka kryer të gjitha kërkesat e saj për ta përdorur këtë çështje si politike dhe për të përfituar çështjen e azilit.
Sa kohë nuk e ka dhënë fjalën gjykata e Vjenës askush nuk mund të flasë për arrestime apo shoqërime të një shtetasi të huaj.
Ka shpresa që gjykata të jetë në favor të shtetit shqiptar për arrestimin e Stela Gugalljas, por mbetet për tu parë.
Ndërkohë që për zotin Klodian Zoto nuk ka akoma informacion se ku ndodhet.
Për Stela Gugallen nuk ka afate të përcaktuara për çështje ekstradimi, do të varet se si do të veprohet.
Stela Gugallja është në kërkim lidhur me aferën e inceneratorëve, në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Albtek Energy”, për inceneratorin e Elbasanit.
Ndërkohë Mirel Mërtiri akuzohet gjithashtu për e inceneratorit të Elbasanit. Ai njihet edhe si bashkëjetues i Stela Gugalljas.



