Tre infermieret dhe sanitarja të akuzuar për korrupsion në bashkëpunim me Tire Alldervishi, kanë dalë sot në Gjykatën e Tiranës. Ato do të njohën masën e sigurisë personale, ndërsa prokuroria ka kërkuar që ato të lihen në burg.
Prokurori do të kërkojë arrest me burg për infermieret dhe sanitaren, të cilat kanë përfituar para përkundrejt shërbimeve të të shtruarve me COVID në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Kërkesa e prokurorisë
Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të shtetases Mira Bushi, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal
Caktimin e masës së sigurimit “Arrest ne burg”, referuar nenit 238 të K.Pr. Penale, ndaj shtetases Mira Bushi, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal.
Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të shtetases Sheqerije Koci, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë, me detyrë infermiere e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Mashtrimit” parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal.
Caktimin e masës së sigurimit “Arrest ne burg”, referuar nenit 238 të K.Pr. Penale, ndaj shtetases Sheqerije Koci, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal
Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të shtetases Sidorela Çela, lindur në Pogradec dhe banuese në Elbasan, me detyrë infermiere e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K.Penal
Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, referuar nenit 238 të K.Pr. Penale, ndaj shtetases Sidorela Çela, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 248 dhe 143/2 i K. Penal.
Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të shtetases Rukije Hoxhaj, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë sanitare e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, për veprën penale të “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal
Caktimin e masës së sigurimit “Arrest ne burg”, referuar nenit 238 të K.Pr. Penale, ndaj shtetases Rukije Hoxhaj, për veprën penale të “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal.



