Covid në 24 orë: 14 viktima dhe 1059 raste të reja

Covid në 24 orë: 14 viktima dhe 1059 raste të reja

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 14 viktima nga COVID, ndërkohë që numri i rasteve të reja është 1 059.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 502 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 19 pacientë janë të intubuar.

Janë kryer 3982 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1059 qytetarë

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 363 raste në Tiranë, 103 raste në Elbasan, 98 raste Kavajë, 75 raste në Lushnje, 52 raste Berat, 50 raste në Kuçovë, 44 raste në Durrës, 38 raste në Krujë, 28 raste në Vlorë, 25 raste në Shkodër, 23 raste në Gjirokastër, 16 raste në Fier, 15 raste në Librazhd, 9 raste në Gramsh, Mat, 8 raste në Përmet, Lezhë, Kukës, 7 raste në Cërrik, Kamëz, Korçë, 6 raste në Skrapar, Tepelenë, 5 raste në Delvinë, 4 raste në Peqin, Malësi e Madhe, Mallakastër, Pukë, 3 raste në Patos, Vorë, Kolonjë, Kurbin, 2 raste në Himarë, Bulqizë, Dibër, Belsh, Pogradec, Devoll, 1 rast në Poliçan, Kelcyrë, Libohovë, Maliq, Selenicë, Fushë Arrëz, Vau i Dejës, Ura Vajgurore, Has.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 5 qytetarë nga Tirana, 2 qyetetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Mat, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 40 -82 vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy