Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro

Është liruar nga qelia ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro, pasi ka shlyer dënimin e parë për “shpërdorim detyre”. 

Me vendimin e sotëm, urdhërohet lirimi i menjëhershëm i tij nga IEVP “Jordan Misja” në kryeqytet. Kujtojmë që GJKKO dënoi me dy vite burg ish-kryebashkiakun e Himarës, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar vuajti 1 vit e 4 muaj heqje lirie. 

Po ashtu Goros iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5 vjet. Goro kreu veprime lidhur me procedurat e plotësimit të akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi për familjet bujqësore, në dëm të disa shtetasve, banues në Bashkinë Himarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy