“Shteti, i paftë ose klientelist!”, Tepelena: Butrinti mund të kthehet në precedent, do e dërgojmë dosjen në Kushtetuese (VIDEO) 

“Shteti, i paftë ose klientelist!”, Tepelena: Butrinti mund të kthehet në precedent, do e dërgojmë dosjen në Kushtetuese (VIDEO) 

Aktivisti Andi Tepelena foli në edicionin e lajmeve në MCN TV lidhur me protestat që po zhvillohen kundër dhënies me koncesion të Parkut të Butrintit.

Tepelena tha se një model të tillë nuk e kemi parë në asnjë vend evropian, dhe rrezikon të bëhet precedent edhe për site të tjera kulturore.

Aktivisti thekson se shteti shqiptar ose është i paaftë, ose ka interesa klienteliste në Butrint.  Andi Tepelena theksoi se po përgatitet një dosje për t’u dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Synojmë të informojnë opinionin publik, sepse ligji kaloi me urgjencë rrufe, duke mos u lënë kohë aktivistëve, qytetarëve. Sot shkuam në Butrint sepse kishim takim me grupe interesi, njerëz të angazhuar, për t’i informuar në lidhje me këtë ligj. Kemi një ligj për trashëgiminë kulturore të miratuar në 2018 që përcaktonte formimin e fondacioneve. Kemi konflikt të pastër interesi. Nuk mundet që një entitet privat të asistojë një ligj, dhe në këmbim të marrë në menaxhim një sitë të UNESCO-s. Pika e dytë ka të bëjë me modelin ekonomik. Në asnjë model evropian s’kemi parë një model të tillë. S’kemi asnjë PPP klasik. Do ta konsideroja një sipërmarrje private në pronë publike. Si është e mundur që shteti të mos marrë përgjegjësi për menaxhimin e siteve kultore. Shteti ose është i paaftë ose ka interesa klienteliste. Do ndjekim disa hapa ligjorë. Një grup juristësh është ngritur. Po punojnë për të përgatitur dosjen për në gjykatën Kushtetuese. Nuk kemi pasur dëgjesa publike dhe transparencë me komunitetin. Nga komunikimi me qytetarët ka një irritim. Duket sikur Butrinti nuk u përket qytetarëve. Ndihen të përjashtuar nga ky proces. Butrinti është emblema jonë kulturore. Fakti që krijohet një precedent i tillë me Butrintin, kjo krijon precedentë me sitet e tjera kulturore, kemi të bëjmë me privatizim të siteve publike. Me të ardhurat që Butrinti sot siguron është i vetëmjaftueshëm. Ka edhe një problem tjetër që ka të bëjë me pasurinë mjedisore. Kemi një hile që duhet të sqarohet, pse ka ndodhur kjo tkurrje e Parkut të Butrintit. Shumë shpejt do fillojë një peticion kombëtar për shfuqizimin e këtij ligji”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy