I shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet 34-vjeçari në Sarandë/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak

I shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet 34-vjeçari në Sarandë/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak

Policia e Sarandës ka arrestuar një 34-vjeçar me iniciale E. C i cili ishte shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje.

Më datë 15.12.2022, në lagjen nr. 3, para spitalit të Sarandës ka goditur disa herë me grushte rojën e këtij spitali për motive të dobëta.

Gjatë kontrollit në banesën ku fshihej 34-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë zjarri pistoleta dhe 3 krehra me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi: Sarandë

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", u finalizua operacioni policor i koduar "Befasia".

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Sarandë.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, krehra dhe municion luftarak, vihet në pranga 34-vjeçari që i posedonte.

34-vjeçari, i shpallur në kërkim në vitin 2022, për plagosje të rëndë me dashje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, i cili dyshohej se posedonte dhe armë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Befasia".

Si rezultat i këtij operacioni, u ndalua shtetasi E. C., 34 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 19.12.2022, i ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest në burg'', për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” sepse dyshohet se më datë 15.12.2022, në lagjen nr. 3, para spitalit të Sarandës, ka goditur disa herë me grushte rojën e këtij spitali, për motive të dobëta.

Gjatë kontrollit në banesën ku fshihej ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë zjarri pistoleta dhe 3 krehra me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy