Shqipëria përfundon procesin e shkatërrimit të kimikateve të rrezikshme ushtarake.
Aktiviteti i fundit i këtij projekti është ai i zhvilluar sot në Portin e Durrësit, nga ku u nis për asgjësim në Francë një sasi prej 167 tonë napalm.
Në këtë aktivitet morën pjesë ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt, dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.



