Temperatura deri në 25 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Temperatura deri në 25 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e sotme priten intervale të gjata me kthjellime në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët.

Ndërsa në shtirjen lindore parashikohet që herë pas here të ketë kalime të lehta të vranësirave, por pas mesdite pritet që vranësirat gradualisht të shfaqen në pothuajse të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të jenë në orët e pasdites në zonat verilindore dhe juglindore të Shqipërisë duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu në skajin Juglindor.

Vija bregdetare edhe në pjesën e dytë të ditës do të jetë me intervale kthjellimesh, por do të ketë edhe kalime të lehta të vranësirave.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 8°C vlera minimale deri në 25°C vlera maksimale në rang vendi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy