KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Lezhës, Bardhok Lleshi

KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Lezhës, Bardhok Lleshi

Komisioni i Pavarur i Vetingut ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Lezhë, Bardhok Lleshi.

Vendimi për shkarkimin e tij është dhënë mëngjesin e sotëm nga KPK.

Bardhok Lleshi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe u emërua si prokuror në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në vitin 2009, ai u transferua në Prokurorinë e Lezhës ku vazhdon ta ushtrojë funksionin edhe aktualisht.

Kujtojmë që në vitin 2014, Lleshi u kallëzua penalisht nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit për fshehje pasurie në vlera të mëdha dhe mosdeklarim të pasurive, por çështja u pushua nga prokuroria.

Procesi i vetingut për Lleshin u krye nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtare Xhensila Pine. Gjatë seancës, prokurori Bardhok Lleshi u paraqit me përfaqësues ligjor, avokatin Gedeon Dudushi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy