Në fjalën e tij gjatë Forumit të Lirive Ekonomike kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur një lumë akzuash ndaj qeverisë. Ai u ndal te gjendja ekonomike e vendit ku tha se kryefjalë e qeverisë janë koncesionet ndërsa theksoi se taksat janë rritur por lekët nuk përfundojnë në arkën e shtetit por në xhepin e kriminelve.
Basha u shpreh më tej se Rama provokoi krizë në parlament pasi nuk përfshiu në axhendë ligjin për dekriminilizimin duke ju hapur rrugë banditëve.



