Nga veriu në jug, tupanat pjesë e çdo dasme/ Vëllezërit Hysa: Kemi marrë 5 mijë euro për 30 minuta

Nga veriu në jug, tupanat pjesë e çdo dasme/ Vëllezërit Hysa: Kemi marrë 5 mijë euro për 30 minuta

Endri dhe Emiljano Hysa, binjakët me tupana të cilët janë kthyer në kryefjalën e dasmave në Shqipëri të ftuar në emisionin “zgjohu me MCN” kanë rrëfyer për eksperiencën e tyre.

Ata shprehen se në ditët e sotme është kthyer në traditë që nuk ka më dasma pa tupana nga veriu në jug.

Vëllezërit tregojnë se ata kanë një program të tyrin ndërsa rrëfehen se shuma më e madhe që kanë marrë në një dasmë ka qenë rreth 5 mijë euro në 30 minuta.

Suksesi i parë është fakti se jemi binjakë dhe kombinimi ynë që luajmë tupanë. Kemi rreth 6-7 vite që punojmë që jemi pjesë e dasmave. Fillimisht kam studiuar 3 vite në Elbasan për klarinetë. Ka disa vite që është kthyer dhe tradita e tupanave. Tashmë  nuk ka më dasma nga veriu në jug pa tupana.

Kemi një program tonin dhe më unik nga të tjerët na bën fakti që jemi binjakë. Veriu e ka traditë më shumë hedhjen e lekut, por edhe Shqipëria e mesme. Më shumë kemi marrë lekë në dasmë dibre, shuma më e madhe që kemi marrë ka qenë diku te 5 mijë euro për 30 minuta. Jemi pjesë e çdo eventi jo vetëm dasmave, edhe ditëlindjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy