Mbledhja Shqipëri- Kosovë, Berisha: Duhet një stendë e zezë për antikombëtarët si Rama

Mbledhja Shqipëri- Kosovë, Berisha: Duhet një stendë e zezë për antikombëtarët si Rama

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur mëngjesin e së dielës  në ambientet e Kuvendit ku janë mblidhur bashkë qeveria e Kosovës me atë të Shqipërisë me rastin e  110-vjetorit të Pavarësisë.

Ndërsa prezantohej me punimet e sjella nga delegacioni i Kosovës, Berisha tha se aty mungonte një stendë e zezë ku të vendoseshin personalitetet antikombëtare.

 Si të tillë, kryedemokrati listoi Ramën dhe diktatorin Enver Hoxha, ndërsa shtoi se historia duhet parë me të gjitha dritëhijet e saj.

Do të doja të kishit një stendë të zezë ku të vendoseshin personalitetet antikombëtare të tipit, Enver Hoxhës dhe Edi Ramës, si vëllahut të Vuçiçit që i thotë ky për të tall kosovarët. Historinë duhet ta shohim siç është me të gjitha dritëhijet e saj. Faleminderit për punën që keni bërë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy