
Facebook ka çaktivizuar dhjetëra llogari dhe profile që i përkasin providerit të databazës ruse SocialDataHub për atë që e quajti mbledhjen e paautorizuar të informacionit të përdoruesit, tha gjiganti i medias sociale të enjten.
Facebook tha në një deklaratë se SocialDataHub, i cili më parë ka ofruar shërbime analitike për qeverinë ruse, kishte shkelur kushtet e përdorimit të saj.
"Si pjesë e përpjekjeve tona për të mbrojtur sigurinë e njerëzve, ne kemi larguar kohët e fundit llogaritë e SocialDataHub-it ... për shkak se ata po grumbullonin informacionin e njerëzve", thuhet në deklaratëne rrjetit social më popullor në botë.
"Kjo është një shkelje e kushteve tona të shërbimit dhe ne kemi çaktivizuar më shumë se 66 nga llogaritë, profilet, faqet dhe aplikacionet e SDH nga shërbimi ynë", vazhdoi më tej deklarata. "Ne presim të gjejmë dhe çaktivizojmë dhe më shumë."
Biznesmeni rus Artur Khachuyan, i cili krijoi SocialDataHub në 2015, i tha Reuters se kompania nuk kishte shkelur asnjë ligj apo rregulla të Facebook. Ai tha se kishte marrë një ankesë nga Facebook dhe po përgatit një përgjigje zyrtare.
Ankesa e Facebook-ut sipas Reuters pretendon se SocialDataHub dhe Fubutech, një kompani e themeluar nga Khachuyan, janë, ndër të tjera, për ofrimin e shërbimeve shtetërore me mjetet për të identifikuar njerëzit duke analizuar fotografitë e përdoruesve të mediave sociale.
Në letër, Facebook kërkon që SocialDataHub të ndalojë grumbullimin e të dhënave të përdoruesit dhe të paraqesë një raport deri më 12 tetor duke detajuar të dhënat që janë mbledhur nga kompania.
Gjithashtu, kërkoi informacion rreth palëve të cilave SocialDataHub kishte shitur apo shpërndarë të dhëna.



