Zbulohet në Spanjë një prej laboratorëve më të mëdhenj të kokainës në Europë, mes 11 të arrestuarve edhe shqiptarë.
Bëhet fjalë për një laborator të maskuar si një shtëpi e braktisur në El Pais në periferi të Valencias, teksa në operacion morën pjesë 100 agjentë policie.
Sipas gazetës spanjolle El Pais, banda përbëhej nga shtetas spanjollë, kolumbianë dhe shqiptarë.
Kimistët ishin nga Amerika Latine që udhëzonin anëtarët e tjerë të organizatës për të “gatuar” medikamentin përziers me produkte të ligjshme si kernel palme, përmes së cilave kalonte në doganat.
Një ngarkesë e tillë me një duzinë kontejnerësh është sekuestruar në Portin e Marin, në Pontevedra.
Nga ana tjetër, mësohet se operacioni vazhdon, pasi ka dyshime që organizata ka disa laboratore klandestine ku përpunohet kokaina, për ta shpërndarë më pas në tregjet europuiane.
Rrugëtimi i kokainës, ishte i njëjti. Kontenierët ngarkoheshin në Kolumbi, kalonin në Spanjë dhe më pas shpërndaheshin në Europë, ç'ka ka ngritur dyshime se organizata kishte lidhje të fprta ndërkombëtare.
Sipas El Pais, bëhet fjalë për të paktën tre ngarkesa të tilla masive.
Ndërtesa ruhej përgjatë 24 orëve nga një shtetas maroken, i ftuar për të kultivuar kanabis.
Përveç kësaj, anëtarët e organizatës ndërmorën një mori masash sigurie para se të shkonin në pronë për të zbuluar monitorimin e mundshëm të policisë, një fakt që e bënte hetimin shumë të vështirë.
Anëtarët kryesor të organizatës, udhëtonin në të gjithë Spanjën, ndërsa qëndronin në një vilë luksoze në Kosta del Sol nga ku ata koordinuan dhe dhanë udhëzimet e duhura.
Përveç kimikateve të sekuestruara, policia spanjolle ka sekuestruar edhe 4 makina, një kamion, një motoçikletë, armë, telefona dhe të holla.



