Zbulimi i parcelave me drogë si pasojë e futjes në përdorim të teknologjisë, kryesisht dronëve, ka ndikuar që trafikantët të gjejnë forma të tjera të kultivimit të kanabisit në vendin tonë.
Për MCN, drejtori i Sektorit të Kundër Drogës në Policinë e Shtetit, Rezart Velmishi, pohon se po bëhen të gjitha përpjekjet për të zbuluar dhe më pas eliminuar cdo rrënjë kanabis, ndërsa në përdorim pritet te jenë edhe satelitë.
Aktualisht, zona ku trafikantët kultivojnë më së shumti lëndën narkotike, është veriu dhe pjesërisht zona qëndrore e vendit.
Fitimet janë tepër të mëdha, pasi droga kryesisht si destinacion ka vendet e BE. Për këtë thotë Velmishi, kontaktet me vendet partnere kanë qenë të vazhdueshme.
Jashtë vëmëndjes thotë zyrtari i policisë nuk mund të lihet as kryeqyteti, aty ku gëlon shpërndarja e lëndëve narkotike për përdoruesit.
Të martën, Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të mbjelljes së kanabisit brenda në shtëpi, duke vendosur në pranga dy persona, të cilën bënin edhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.



