Fier, ekzekutohet me armë zjarri një person brenda në makinë (VIDEO)

Fier, ekzekutohet me armë zjarri një person brenda në makinë (VIDEO)

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Fier paraditen e sotme, ndërsa ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje.

Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, viktima dyshohet se është Shkëlzen Kastrati, i cili është qëlluar brenda në makinën e tij.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për ngjarjen e saj.

Ndërkohë, pak minuta pas vrasjes, një makinë është gjetur e djegur në Mbrostar. Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa makina ka qenë e mbuluar nga flakën, dyshohet që ajo të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së Shkëlzen Kastrati.

"Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur "Ura e Sheqit", një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qënë në automjetin tip "Benz".

Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip "Range Rover", i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur "Mbikalimi i Baltzës".

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit", njoftoi policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy