Prokuroria e Përgjithshme, kërkesë autoriteteve greke për verifikimin e Qerim Ismailajt

Prokuroria e Përgjithshme, kërkesë autoriteteve greke për verifikimin e Qerim Ismailajt

Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimet për kryebashkiakun e Mallakastrës. Njësia e dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme u ka nisur letër-porosi autoriteteve greke për kryebashkiakun Qerim Ismailaj, i denoncuar nga PD-ja pak ditë më parë.

Pas verifikimeve në shtetin fqinj pritet të bëhet krahasimi me shenjat e gishtërinjve që Ismailaj ka dhënë në policinë shkencore.

Nëse verifikohet denoncimi i PD-së, atëherë rasti i Imailajt i kalon Prokurorisë së Tiranës, me akuzën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit.

Një javë më parë, Partia Demokratike ka publikuar një dokument të ka marrë nga drejtësia greke, i cili tregon se kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga gjykata e Kios, më datë 25 shkurt 2000. Sipas PD-së, Ismailaj është dënuar për plagosje dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy