Dua Lipa konfirmon shtatzëninë e kunatës Gigi Hadid

Dua Lipa konfirmon shtatzëninë e kunatës Gigi Hadid

Dua Lipa ka treguar emocionet e mëdha për lajmin se kunata e saj Gigi Hadid është në pritje të ëmbël.

Këngëtarja, 24 vjeçare, e cila është e lidhur me vëllain e Gigit, Anwar, 20 vjeç, foli për lajmin e bukur, pasi modelja konfirmoi se është pesë muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Ndërsa po jepte një intervitë në stacionin radiofonik të Zelandës së Re, The Edge, Dua u pyet: “Teknikisht, do të jesh hallë?”

“Po”, konfirmoi Dua. Është një lajm shumë i bukur. Jemi shumë, shumë të emocionuar”.

Pasi u pyet me ngulm për shtatzëninë, Dua qeshi dhe me siklet pranoi se e dinte për pritjen e ëmbël, pak para se të konfirmohej të mërkurën:“Ju djema po më vendosni në siklet”!

Dua ka një marrëdhënie të mirë me motrat e Anëar, dhe kjo duket vazhdimisht në postimet e tyre.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare gëzon mbështetjen dhe dashurinë e familjes Hadid.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy