Laska: Nuk kërkojmë një Falcone në Laç, por duam që institucionet të mos paguhen nga krimi (VIDEO)

Laska: Nuk kërkojmë një Falcone në Laç, por duam që institucionet të mos paguhen nga krimi (VIDEO)

Avokati Elton Laska flet për marshimin e shoqërisë civile në Laç me moto “Të pasigurt për jetën!” dhe thotë se nisi nga një grup aktivistësh të qendrës rinore “Sebastian”, si rezultat i ngjarjeve që kanë tronditur shoqërinë tonë kohëve të fundit.

Laska deklaroi për MCN TV, se rendi në shoqërinë tonë është shumë i cenuar dhe se marshim u bë për tu solidarizuar me qytetarët lidhur me ata që i shqetëson çdo ditë.

Kriminaliteti ka kapur shumë pika nevralgjike të qytetit dhe vetëm policia nuk i konstaton vendosëm të merrnim këtë marshim për të sensibilizuar institucionet ligjzbatuese që të marrin masa.

Qytetarët nuk reagojnë duke iu drejtuar institucioneve jo më të dalin në shesh dhe protestojnë. Kujtojmë ngjarjet e Palermos dhe Siçilisë në vitet ’90-të. Ne siç dhe e thamë në marshimin tonë nuk po kërkojmë një Giovanni Falcone në Laç apo Kurbin, por duam që institucionet tona të mos paguhen nga krimi dhe të bëjnë punë e tyre aq sa munden, ndaj e morëm këtë nismë.

Se po shohim çdo ditë që institucionet ligjzbatuese, ata që duhet të luftojnë krimin, rrinë me kriminelët, dhe nuk i kanë në survejim. E kam fjalën për kriminelë të skeduar që njihen shumë mirë nga zona.

Ne shikojmë që bandat më shumë kanë frikë nga njëra tjetrën se institucionet ligjzbatuese.

I pyetur nëse Laçi është burimi i ngjarjeve të fundit kriminale dhe nëse është lënë si strehë e sigurt për kontingjentin e krimit, ai tha se nuk është e vetmja zonë që i vuan pasojat, por se ata vendosën që të reagojnë.

Nuk mendoj se është gjë e thjeshtë të flasësh për krimin në një zonë ku vetë policia nuk flet dot. E ndërmorëm këtë nismë jo pa kosto dhe problematika për të gjithë ne që kemi dalë atje.

Kjo do të thotë se të gjithë personat për të cilët po ankohemi, na njohim dhe i njohim. Nëse ankohemi dhe ngremë zërin po kërkojmë që policia të mos bashkëpunojë me ta, por të jetë palë me qytetarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy