
Gjykata e Tiranës me vendimin e sotëm i kthen Sali Berishës vulën dhe logon e Partisë Demokratike.
Gjykata pranoi statutin e dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit i Komisionit të Rithemelimit, vendim që u kundërshtua nga kryetari i komanduar i partisë, Enkelejd Alibeaj.
Lidhur me këtë fakt, deputetja e PD-së, Sorina Koti, thotë përmes skype në edicionin e lajmeve në MCN TV, se vendimi është i formës së prerë dhe se nuk ka vend për apelim.
Fraksionet janë pjesë e PD-së, janë pjesë e statutit të ri, të miratuar me 11 dhjetor, kështu që është në dorën tonë që për herë të parë në historinë tonë shqiptare të pranohet mendimi ndryshe, që i mungonte politikës shqiptare.
Sot jam krenare që jam në anën e duhur me PD, duke i dhënë të drejtë bashkimit dhe mbi të gjitha vlerave konservatore dhe vlerave të djathta.
Vendimi i sotëm nuk ka hapësirë për apelim, është i formës së prerë, siç janë vendimet mbi statutet kur janë marrë për bazë, kështu që nuk ka vend për apelim.



