Një grup alpinistësh prej 20 personash kanë mbetur të bllokuar në malin e Sotires pranë kufirit me Greqinë. Kjo për shkak se një prej anëtarëve të tyre ka rrëshqitur dhe për pasojë ka thyer këmbën.
Personi në fjalë është 17-vjeçari Ergys K, ndërkohë që anëtarët e tjerë të grupit janë shpërndarë duke kërkuar ndihmë.
17-vjeçari është lokalizuar nga forcat shqiponja dhe zjarrfikëse ekzaktësisht në malin e Sotires, Dropull, Gjirokastër. Prefekti i qarkut Odise Kote dhe përfaqësues të tjerë ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes.
Ndërsa pak çaste më pas ka ardhur edhe njoftimi i policisë që ka saktësuar se nuk ka asnjë rrezik për jetën dhe personat po transportohen për në fshatin Sotirë me mjetet e ushtrisë.



