
Avokati Arben Llangozi tha në studion e MCN Live se drafti i Kodit të ri Penal ka disa mangësi ku ndër më të rëndësishmet janë favorizmi i personave që kryejnë funksione publike dhe censurimi i medias.
Sipas Llangozit po bëhet një ligji paralel për mediat dhe se media do të censurohet.
Kontrollohet profesioni i avokatit, prokuroria. Ishte një dispozitë e posaçme në Kodin Penal ku diskutohej se nëse prokurori zvarrit hetimet përbën vepër penale. Po kush do e kontrollojë prokurorin nëse ka zvarritur hetimet apo jo? Padyshim që veprimet e prokurorit i kontrollon gjykata por me këtë dispozitë ligjore lë hapësirë që një punonjës policie, një polici i rëndomtë mund të futet në zyrën e prokurorit të kontrolloj dosjen, të bëjë veprime që bien ndesh dhe me sekretin hetimor. Shoh një sërë mangësish. Avokati ka fjalën, nuk ka bodyguard, nuk ka struktura që mund të kontrollojnë, apo të ketë punonjës policie. Edhe fjalën që ka avokati në mbrojtje të klientit është censuruar dhe kërkojnë të bëjnë censurë përmes fjalës së lirë, komenteve dhe veprimeve korruptive.
Kodi që është krijuar ka mangësitë e veta.
Mbrojtja ndaj të miturve nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston dhe sot.
Nëse do kemi themele të forta të një kodi duhet të fillojmë nga e ardhmja. Tek fëmijët, që nuk e kemi, duhet të fillojmë tek forcimi i institucioneve shtetërore. Institucionet shtetërore duhet të kenë marzh dënimi më të lartë s’mund të shkojmë shpërdorim detyre gjobë 4 vjet.
Në dijeninë time, po bëhet një ligji paralel për mediat. Dhe media do të censurohet. Do krijohet komision dhe do vlerësojë ai komision nëse ka apo jo shpifje dhe do merren masa që të hiqet dhe IP e shoh është në mbështetje të këtij kodi.
Ajo është më e mundur, është favorizimi i personave që kryejnë funksion publik dhe censura që do i bëhet mediat. Nëse bëhen këto dy veprime jemi para diktaturës.



