Koreja e Jugut i përgjigjet Putinit: Nuk kemi dërguar armë vdekjeprurëse në Ukrainë

Koreja e Jugut i përgjigjet Putinit: Nuk kemi dërguar armë vdekjeprurëse në Ukrainë

Presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk-Yeol ka mohuar që Seuli të ketë ofruar ndonjë armë vdekjeprurëse për Ukrainën, pasi presidenti rus Vladimir Putin tha se një vendim i tillë do të shkatërronte marrëdhëniet e tyre dypalëshe.

Vërejtja e Putinit u bë gjatë një konference të mbajtur dje në Moskë, ku ndër të tjera Perëndimi u akuzua për nxitjen e luftës në Ukrainë dhe duke theksuar se një vendim i Koresë së Jugut për të furnizuar me armë Ukrainës do të shkatërronte marrëdhëniet, duke e barazuar një lëvizje të tillë me dërgimin e armëve nga Moska në Korenë e Veriut.

“Ne kemi ofruar ndihmë humanitare dhe paqësore për Ukrainën në solidaritet me komunitetin ndërkombëtar, por kurrë armë vdekjeprurëse apo gjëra të tilla”, u tha Yoon gazetarëve të premten, sipas Agjencisë së Lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap.

“Por në çdo rast, është një çështje e sovranitetit tonë, dhe unë do të doja që ju të dini se ne po përpiqemi të mbajmë marrëdhënie paqësore dhe të mira me të gjitha vendet anembanë botës, përfshirë Rusinë,” vijoi ai. Seuli ka dërguar jelekë antiplumb, helmeta dhe pajisje të tjera ushtarake jo vdekjeprurëse, si dhe furnizime mjekësore në Ukrainë, duke refuzuar kërkesat e Kievit për armë, tha Yonhap.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy