
Antibiotikët kanë potencial të rritin jetëgjatësisë. Përfundimi ka dalë nga një studim i kryer në Britaninë e Madhe.
Eksperimentet gjenetike që eliminojnë qelizat më të vjetra, të cilat humbasin aftësinë për t’u riprodhuar përmes ndarjes qelizore - janë provuar të sukesshme në lehtësimin e çrregullimeve që lidhen me moshën në organizmat model.
Për herë të parë, shkencëtarët kanë arritur të provojnë se antibiotiku i miratuar nga FDA-ja - Azithromycin - mund t’i godasë në mënyrë efektive dhe t’i eliminojë qelizat e vjetra.
Studimi i botuar në revistën “Aging” dhe i kryer nga një ekip studiuesish të Universitetit të Stanfordit është bërë me qeliza normale dhe të vjetra të marra nga lëkura dhe mushkëritë e njeriut.
Në një dozë të vetme të ulët, Azitromicina rezultoi efektive në eliminimin e qelizave që nuk ndahen, në masën 97 për qind.
Për më tepër, qelizat normale të shëndetshme u vu re se lulëzuan në praninë e azitromicinës.
"Ishte një rezultat i habitshëm dhe ai që na bëri të mendojmë për mundësitë që hapen për trajtimin ose parandalimin e një sërë sëmundjesh të lidhura me plakjen", tha profesor Michael P. Lisanti, udhëheqës i studimit.
"Azitromicina është një antibiotik relativisht i butë që është provuar se rrit jetëgjatësinë e pacientëve të fibrozës cistike me disa vite”, thotë ai.
Qelizat që nuk ndahen mendohet të jenë shkaku kryesor për shumë sëmundje që lidhen me plakjen, si kanceri, sëmundjet e zemrës, diabeti dhe demenca.
Studiuesit thonë se antibiotiku në mënyrë selektive vë në shënjestër qelizat që nuk ndahen më dhe ndryshon vetitë e tyre metabolike, duke i detyruar ato të pësojnë vdekjen qelizore.
Ekipi i studiuesve zbuloi një antibiotik të dytë të lidhur, Roxithromycin, i cili gjithashtu i shënjestron këto lloj qelizash në mënyrë të ngjashme, por është më pak selektiv.



