
Franceska Gashi nga Lushnja prej vitesh jeton dhe punon në Itali dhe së fundmi iu desh të sfidohet me sëmundjen e rëndë të kancerit të gjirit.

E ndodhur mes peripecish për të vendosur për heqjen e gjinjve, ajo ndau me shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, historinë e jetës së saj dhe forcën për të ecur përpara.
Tani jam shumë më mirë dhe vazhdoj ato vizitat rutinë, çdo 3 ose 6 muaj, porse mjekët më kanë thënë që sëmundja ka ikur tashmë.
Ka qenë viti 2021 kur kuptova se diçka nuk shkonte me shëndetin tim. Lajmin e mora me 1 shkurt 2022. Pasi bëra vaksinën e covid, dallova një si ciste, por që fillimisht nuk i doli ne echo, për ta diagnostikuar përmes biopsisë se tumori ishte femër.
Duke qenë se kam histori familjare, kam bërë ndërhyrjen në shtator, dhe mjekëve u kam thënë të mi heqin të dy gjinjtë sepse kisha bindjen që do kalonte edhe te gji i djathtë. Mjekët janë habitur me vendimin tim.
Fillimisht sëmundjen e kam kaluar me mjaft pozitivitet dhe kur gjithçka mbaroj dhe unë ja dola, më pas më kanë filluar krizat e ankthit. Psikologia më ka thënë që truri dhe trupi im është i atillë që i përjeton me vonesë gjërat, por sot ja ku jam mirë shyqyr zotit dhe me përkrahjen dhe mbështetjen e partnerit.
Por Franceskës pas operacionit dhe vendosjen silikon të gjokseve iu desh të përballohet me një ndjesi jo të mirë.
Komentet në rrjete sociale të vajzave shqiptare që e paragjykonin për gjoksin silikon, pa e ditur historinë e saj të dhimbshme.
Kam vendosur të dy gjinjtë silikon dhe normalisht pasi postoja video dhe foto nga plazhi me bikini, merrja komente të ndryshme, shumica paragjykuese për faktin se pse reklamoj gjoksin.
Ato nuk e dinin historinë time, por edhe sikur ti bëja për qejf gjoksin, se kuptoj se ato janë më lekët e mia, dhe nuk ia marrë askujt. Por shqiptarët shpesh janë paragjykues, dhe më kanë mërzitur.
Unë në rrjetet e mia, shpreh dëshirën për të pasur fëmije dhe një koment i para dy ditësh më ka mërzitur aq shumë dhe më ka bërë të qaj.
Një komentuese më tha ke nevojë për psikologe përderisa e ndan këtu dëshirën për fëmijë. Pavarësisht se qava, dëshira ime është e imja dhe edhe nëse nuk bëhem nënë unë do e birësoj një fëmijë, sepse nënë të bëhet ajo që e rrit, jo ajo që të lind.



