Privatësia duket se është kryefjala e ndryshimeve të reja të WhatsApp.
Platforma bën me dije se tanimë një përdorues mund të braktisë bisedat në grup pa njoftuar të gjithë pjesëmarrësit, të vendosë se kush mund ta shoh kur është online, dhe të parandalojë screenshot-et e mesazheve që shfaqen vetëm një here.
“Ne do të vazhdojmë të krijojmë mënyra të reja për të mbrojtur mesazhet tuaja dhe për t'i mbajtur ato private dhe të sigurta si në bisedat ballë për ballë."
Kështu ka bërë të ditur Mark Zuckerberg, themelues dhe CEO i Meta.



