Procesi i rindërtimit/ Rama: Deri në 31 dhjetor, 4 mijë familje futen në banesat e reja (VIDEO)

Procesi i rindërtimit/ Rama: Deri në 31 dhjetor, 4 mijë familje futen në banesat e reja (VIDEO)

Qytetarët do të përfitojnë falas banesat e rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ndërsa deri në fund të vitit, 4 mijë familje që kanë shtëpi individuale do të futen në banesat e reja.

Kështu deklaroi sot nga Shijaku, Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me banorët mbi programin e Rindërtimit.

Rama informoi se “po vazhdon intensivisht puna dhe pse kjo është pjesë e padukshme e punës së përditshme dhe njerëzit thonë me të drejtë se duam të shohim kur të vijë kompania dhe të fillojë kantieri”.

“Por, që të filloj kantieri duhet bërë plani, projekti dhe ne e kemi bërë në kohë rekord. Kemi angazhuar shumë njerëz, pasi për një projekt të tillë zbatimi për ndërtimin e kaq shumë apartamenteve do të duheshin të paktën 6 muaj. Ne nuk mud të presim 6 muaj, qëllimi ynë është që ata që kanë humbur shtëpitë në zonat periferike dhe jetojmë me qira ose në çadër ta kalojnë Vitin e Ri nën çatinë e re”, tha Rama.

Kryeministri shprehu besimin se 4 mijë familje padiskutim do të jenë në 31 dhjetor në shtëpi.

“Pastaj apartamentet duan pak më shumë kohë e durim, se këtu nuk bëhet fjalë për të riparuar si më parë. Në Shijak kishim godina shumë të vjetra, që ishin vërtetë keq. Edhe sikur të ishin të riparueshme nuk mundet dot t’i lëmë fëmijët tanë të rrinë në ato shtëpi edhe sikur të mos kishin rrezik shembje. Ato të gjitha do të bëhen nga e para dhe do të jenë apartamente që shumica e familjeve që do t’i marrin nuk i blejnë dot në treg, por do të jenë falas dhe nuk do të paguani asnjë qindarkë”, i tha Rama banorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy