Erdogan: Fatin e pastorit amerikan e vendos gjykata

Erdogan: Fatin e pastorit amerikan e vendos gjykata

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, tha se një gjykatë turke dhe jo politika, do të vendosë për fatin e një pastori amerikan, arrestimi i të cilit nën akuzat për terrorizëm ka dëmtuar marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Uashingtonit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha të hënën se shpresonte që Turqia të lëshojë pastorin ungjillor Andreë Brunson këtë muaj. Predikuesi u transferua në arrest shtëpiak në korrik, pasi u mbajt për i arrestuar për 21 muaj.

Në një intervistë me “Reuters”, të martën vonë, ndërsa ishte në Nju Jork për takimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Erdogan tha se çdo vendim mbi Brunson do të merret nga gjykata.

"Kjo është një çështje gjyqësore. Brunson është arrestuar në bazë të akuzave për terrorizëm ... Më 12 tetor do të ketë një seancë tjetër dhe nuk dimë se çfarë do të vendosë gjykata dhe politikanët nuk do ta komentojnë vendimin ", tha Erdogan.

Nëse gjendet fajtor, Brunson mund të dënohet me burh deri në 35 vjet. Ai vetë i ka mohuar akuzat. "Si president, unë nuk kam të drejtë të urdhëroj lirimin e tij. Gjyqësori ynë është i pavarur. Le të presim dhe të shohim se çfarë do të vendosë gjykata ", tha Erdogan.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy