Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç takohet me Ramën: Diskutuam për gjetjen e një zgjidhje

Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç takohet me Ramën: Diskutuam për gjetjen e një zgjidhje

Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç këtë të enjte gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian që po zhvillohet në Kishinau të Moldavisë ka zhvilluar një takim dhe me kryeministrin Rama.

Ka qenë vetë Vuçiç që ka ndarë në fotot me Ramën, ndërsa i pranishëm është edhe presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe anëtaren serbe të kryesisë së Bosnje Hercegovinës, Željka Cvijanović. Në fokus të diskutimeve të tyre ka qenë situata në veri të Kosovës.

Ne në rajon e dimë më së miri se sa e rëndësishme është që bashkërisht të bëjmë çdo përpjekje për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e fituar me vështirësi. Diskutuam ngjarjet aktuale dhe hapat e mëtejshëm që do të kontribuonin në gjetjen e një zgjidhjeje për situatën aktuale të vështirë dhe serioze, me shpresën se arsyeja do të mbizotërojë, në të mirë të të gjithëve”, shkruan Vuçiç.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy