Bonus për rrobat e përdorura, Franca synon reduktimin e mbetjeve tekstile

Bonus për rrobat e përdorura, Franca synon reduktimin e mbetjeve tekstile

Nga muaji tetor Franca do të paguajë bonuse për të inkurajuar njerëzit që riparojnë këpucët dhe rrobat e tyre të përdorura me synim uljen e sasisë së mbeturinave që i përkasin këtij profili. Kjo nismë ka si qellim reduktimin me 700 mijë ton të rrobave të hedhura nga francezët të cilat çdo vit zënë dy te tretat e totalit të mbetjeve. "Nga tetori, konsumatorët do të mbështeten për riparimin e rrobave dhe këpucëve të tyre. Kësaj nisme do t’i bashkohen të gjitha rrobaqepësitë dhe këpucarët në vend. Qëllimi është të mbështesim ata që bëjnë riparime të tilla”, tha Berangere Couillard, sekretare e Shtetit për Ekologjinë. Sipas sekretares së shtetit për ekologjinë fondi i akorduar për një periudhë 5 vjeçare 2023-2028 është 154 milionë dollarë dhe qytetarët do të paguhen 7.7 dollarë për çdo këpucë qe do të riparojnë dhe 10-25 euro për rrobat. E ideuar ngjashëm me bonusin që ofrohet për riparimet e pajisjeve elektroshtepiake kjo nismë synon të realizojë një reformë të gjerë në sektorin e tekstilit. Në Francë gjatë vitit 2022 u hodhën në treg 3.3 miliardë veshje dhe këpucë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy