Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka reaguar në rrjetet sociale pas emërimit të tij në krye të NATO-s ku shprehet se aleanca është një gur themeli për sigurinë kolektive.
Në një reagim në platformën X, ai tha se është një nder i jashtëzakonshëm emërimi në këtë post dhe se udhëheqja e kësaj organizate është një përgjegjësi jo e lehtë.

Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë sonë kolektive. Udhëheqja e kësaj organizate është një përgjegjësi që nuk e marr si të lehtë. Unë u jam mirënjohës të gjithë aleatëve për besimin e tyre tek unë. Pres me padurim të marr pozicionin me energji të madhe në tetor, si pasardhës i Jens Stoltenbergut, i cili i ka dhënë NATO-s një lidership të jashtëzakonshëm gjatë 10 viteve të fundit dhe për të cilin gjithmonë kam pasur një admirim të madh.
Emërimi i Rutte si shefi i ardhshëm i NATO-s u bë formalitet, pasi rivali i tij i vetëm për këtë post, presidenti rumun, Klaus Iohannis, bëri të ditur javën e kaluar se është larguar nga gara.
Ndërsa, Sekretari aktual i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg do të largohet nga posti i tij si shef i aleancës në tetor të këtij viti.
It is a tremendous honour to be appointed Secretary-General of NATO. The Alliance is and will remain the cornerstone of our collective security. Leading this organisation is a responsibility I do not take lightly. I’m grateful to all the Allies for placing their trust in me. I…
— Mark Rutte (@MinPres) June 26, 2024



