Prokuroria ka dhënë detaje lidhur me hetimet që çuan në shpalljen në kërkim të kreut të Rendit në Kurbin.
Sipas hetimeve të kryera, ka rezultuar se Vata nuk ka kryer detyrën për asgjësimin e bimëve narkotike. Pas hetimeve, gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, por që nga ai moment, Vata nuk është paraqitur më në punë.
Në nëtor 2016, policia ka arrestuar 7 persona të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, njëri prej të cilëve ishte me detyrë punonjës policie.



