“Edi Rama, dorëhiqu!”, Shqipëria bëhet dhe Nisma Thurrje protestojnë para Kryeministrisë

“Edi Rama, dorëhiqu!”, Shqipëria bëhet dhe Nisma Thurrje protestojnë para Kryeministrisë

Shqipëria bëhet dhe Nisma Thurrje organizuan pasditen e kësaj të marteje një protestë para Kryeministrisë ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.

Gazetarja Oliverda Allmuça në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv tha se në këtë protestë e cila ka marrë shkas nga arrestimi i Erion Veliajt po marrin pjesë dhe qytetarë, të cilët nuk janë pjesë e dy partive politike.

Në fjalën e tij kreu i Shqipëria bëhet tha se GJKKO dhe SPAK duhet të përkrahen në luftën e tyre kundër korrupsionit.

Në fakt ky është një reagim i shpejtë për t’u vendosur përballë atij ligjit dhe për t’u rreshtuar krah Gjykatës së Posaçme dhe Prokurorisë së Posaçme, të cilët me kurajo të fortë po luftojnë bandat 34-vjeçare. Sigurisht që autokraci, në vende të marra peng, në vende ku administrate kërcënohet me vendin e punës, me bukën e gojës, ku detyrohen njerëzit në administratë të bëjnë nga 5 e nga 10 familjarë jashtë që të votojnë për partinë në pushtet, që partia në pushtet, kapet dhunshëm pas karriges së pushtetit.

“I ka rënë numri dy i gjithë pushtetit. Kryeministri Rama duhet të ishte dorëhequr.

Çfarë duhet të ndodhë që Rama të japë dorëheqjen? I ka rënë gjithë ekipi në burg i pranishëm në protestë”, tha një qytetar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy