Arben Malaj ka paditur në Gjykatën Administrative Kuvendin dhe Bankën e Shqipërisë për shkarkimin e tij nga detyra si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.
Malaj e cilëson të paligjshëm shkarkimin e tij, një vendim që u mor nga qeveria në dhjetor të vitit të kaluar.
Në seancën e 18 dhjetorit, Kuvendi miratoi shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, me 72 vota dhe 10 kundër.
Në fjalën e mbajtur pak pra votimit në seancë, Malaj tha se “Rilindja po më bën gjyq politik”, ndërsa shtoi se gjatë detyrës si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë nuk ka cenuar në asnjë rast detyrimet etike dhe ligjore.
Pak ditë më parë, Arben Malaj njoftoi bashkimin me Partinë Agrare Ambientaliste, pranë të cilës do të kryejë funksionin e këshilltarit strategjik për platformën dhe organizimin e PAA për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale.



