
Presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi një telefonatë të shkurtër me rivalin e tij republikan Donald Trump, pas atentatit të bërë ndaj këtij të fundit.
Burime të njohura me bisedën e cilësuan “të shkurtër dhe respektuese”.

Presidenti Joe Biden pritet të mbajë një fjalim në orët në vijim mbi ngjarjen që tronditi Amerikën dhe opinionin publik në mbarë botën.
Më herët ai dënoi sulmin duke u shprehur se: “Ideja se ka dhunë si kjo në Amerikë është thjesht e papranueshme”.
Ndërsa Donald Trump, i cili ishte shënjestër e sulmit, bëri thirrje për unitet kombëtar.
“Në këtë moment, është më e rëndësishme se kurrë që të qëndrojmë të bashkuar dhe të tregojmë karakterin tonë të vërtetë si amerikanë, duke mbetur të fortë dhe të vendosur”, ka shkruar Trump.



