
Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar vizitën e sekretarit të përgjithshëm amerikan Blinken një ditë më parë në Tiranë ku u ndal dhe te mesazhet që ai përcolli për vendin tonë.
Xhafaj tha se është garantuar mbështetja e SHBA-ve për drejtësinë dhe se roli i Shqipërisë është rritur gjatë viteve të fundit. Sipas tij, Shqipëria ka ndryshuar drastikisht vitet e fundit dhe në vendet evropiane luan në rol të dorës së parë.
Ishin të qarta mesazhete Blinken, ku u dha një mbështetje për rolin që Shqipëria ka luajtur për stabilizimin, është vlerësuar për rolin në sigurinë lidhur me konfliktet në Ukrainë, roli i shqiptarëve në rajon në të gjitha shtetet që i kemi fqinje dhe sigurisht është garantuar angazhimi i SHBA-ve në proceset demokratizuese dhe këtu në Shqipëri me mbështetjen në reformën në drejtësi si dhe reformat strukturore. Kemi pasur një fokus të veçantë dhe te siguria e përbashkët NATO, bazës së Kuçovës që do hapet muajin e ardhshëm dhe çuarja më tej e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Patjetër që mesazhet e tij janë pritur si një lexim i situatës reale, duke thënë se ka qenë një kryeministër shumë i mirë dhe tek e përgjithshmja ne e kemi parë të gjithë që roli i Shqipërisë është rritur gjatë 11 viteve të fundit ku kemi kaluar nga një moment i mandatit të qeverisjes së fundit që s’kishim asnjë kontakt pastaj kemi parë që kemi pasur një qasje që ka qenë në avancim, me rolin që kemi luajtur në rajon gjithashtu u kulmua me rolin e Shqipërisë në këshillin e sigurimit.
Vetëm Rama dhe pikërisht ai është dhe një nga arsyet kryesore që kemi pasur samitin evropian jashtë kufijve evropian dhe po shohim një sërë arritjesh të vogla apo të mëdha, mblidhen sëbashku dhe prodhojnë padyshim diçka që kanë ndryshuar rrënjësisht rolin e Shqipërisë dhe mjafton ta krahasojmë me rolin e liderëve apo dhe të vendeve fqinje në politikën e jashtme dhe në këtë përfundim do arrijmë të gjithë. Mendoj se ka qenë një konstatim politik. Shqipëria ka ndryshuar drastikisht vitet e fundit dhe në vendet evropiane luan në rol të dorës së parë.
Ndërsa i pyetur se si e sheh faktin që Blinken shmangu një takim me opozitën shqiptare, Xhafaj u shpreh se mesazhi ishte shumë i lexuar, ndërsa theksoi se opozita është ende në një ngërç mes vetes.
Unë besoj që qëndrimi i SHBA-ve tashmë gati 3 vite ka qenë pa ekuivok për opozitën shqiptare që nga shpallja non grata e Berishës dhe në vizita shteti ata s’mund atë zgjedhin palë brenda opozitës kur opozita jonë është në një ngërç dhe me veten e vetë.
Në këtë drejtim mesazhi është fare i lehtë për tu lexuar s’ka nevojë për të bërë analiza, ka pasur një shpallje non grata të ish drejtuesit të opozitës që tani po përpiqet të marrë të djathtën për ta trajtuar si një pronë private që nuk njeh atë rrugë siç përcaktohet nga lider historik i opozitës dhe në këtë drejtim qëndrimet dhe logjikën e SHBA pritej të merrej një krah apo një tjetër brenda opozitës. Qëndrimi ka qenë i qartë dhe kolegët e opozitës në takimet e tyre me Escobar dhe ambasadorë dhe faktorë të ndryshëm nga aleatët tanë strategjikë janë shumë të qartë në këtë drejtim. SHBA mbështet stabilitetin në vend.



