Autoritetet amerikane janë duke hetuar incidentin me armë zjarri në Luivill të Kentakit, si pasojë e të cilit një person humbi jetën. Ngjarja ndodhi në një park të qytetit, gjatë protestës për vdekjen e afroamerikanes Brijona Tejlor nga policia në mars.



