Kinë, vdes Liu Xiaobo, i burgosur i ndërgjegjes

Kinë, vdes Liu Xiaobo, i burgosur i ndërgjegjes

Në Kinë vdiq në moshën 61-vjeçare disidenti i burgosur Liu Xiaobo, i njohur për luftën e tij për të drejtat e njeriut.

Fituesi i çmimit Nobel të paqes vdiq pas një beteje me kancerin e mëlçisë në një spital të Shenyang-ut, ku ishte dërguar nga qelia e burgut në fazën përfundimtare të sëmundjes.

Kohët e fundit autoritetet kineze refuzuan kërkesën e familjes së tij që ai të dërgohej për kurim në Shtetet e Bashkuara ose në Gjermani, duke thënë se atij po i bëhej shërbimi më i mirë mjeksor në spitalin ku ndodhej.

REAGON SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson i bëri thirrje Kinës të lirojë të venë e Liu Xiaobo-së nga arresti shtëpiak.

"I bëj thirrje qeverisë kineze të lirojë zonjën Liu Xia nga arresti shtëpiak dhe të lejojë që ajo të largohet nga Kina, sipas dëshirave të saj," tha ai në një deklaratë disa orë pas vdekjes së Laureatit të Çmimit Nobel.

"Në luftën e tij për lirinë, barazinë dhe rendin kushtetues në Kinë, Liu Xiaobo mishëroi shpirtin njerëzor që u shpërblye me Çmimin Nobel," shtoi zoti Tillerson.

Kreu i komitetit norvegjez të Nobelit tha të enjten se qeveria kineze mban një "përgjegjësi të madhe" për vdekjen e Liu Xiaobo-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy