
25-vjeçari i plagosur në Vlorë në një atentat me eksploviz të vendosur në makinën e tij rezulton me precedentë penalë. Ines Hajrulla rezulton të jetë arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar për armëmbajtje pa leje. 25-vjeçari Hajrulla mbante me vete një pistoletë 9 mm.
Ndërsa në vitin 2013, Hajrulla është arrestuar për grabitjen me armë të një kazinoje.
Njoftimi i policisë mbi ngjarjen e sotme në Vlorë
Më datë 27.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ”Hajro Çakërri”, tek Bishti i Kalldrëmit ka shpërthyer një automjet në lëvizje.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku nga verifikimet paraprake rezulton se mjeti tip Jeep me targa AA 298 CL, me drejtues shtetasin I.H., 25 vjeç, ka shpërthyer gjatë lëvizjes.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar, dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën drejtuesi i mjetit i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmë mjekësore.
Dyshohet se mjetit i është vendosur lëndë eksplozive.
Shtetasi I.H., është shtetas me preçedentë të theksuar kriminale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



