Italia ka pësuar një rënie përsa i përket numrit të të infektuarve me Covid.
Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 21.052 raste të reja me Covid, ndërkohë që një ditën e djeshme u regjistruan 24.009 të infektuar.
Numri i vdekjeve raportohet të jetë gjithashtu në rënie, krahasuar me një ditë më parë, pasi janë regjistruar 622 viktima, 192 më pak se dje (814).



