Në Venezuelë dhe kryesisht në kryeqytetin Karakas, qindra mijëra protestues u mblodhën për të protestuar kundër qeverisë socialiste dhe presidentit Nikolas Maduro. Opozita kërkon që të organizohet një referendum mbi rolin e presidentit të vendit.
Në rast se ky referendum do të mbahet, Maduro nuk do ta ketë të sigurtë funksionin e presidentit të vendit.



