Shqipëria është mposhtur nga Polonia me rezultatin 4-1, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit Katar 2022.
Ndonëse kuqezinjtë e Rejës e nisën shumë mirë ndeshjen, mbrojtja nuk ishte në nivelin e duhur. Polakët kaluan të parët në avantazh me anë të Robert Lewandowski në minutën e 12-të.
Shqipëria u mundua të reagojë menjëherë, teksa gjeti edhe golin e barazimit në minutën e 25-të. Ishte Sokol Cikalleshi, i cili pas një asisti perfekt nga Gjasula, ia doli të mposhtë Szczesnyn dhe e ndali topin në fundin e rrjetës.
Kombëtarja kuqezi kishte edhe disa raste të tjera të mira shënimi, me Manajn, por lushnjari pa që në dy raste goli t’i mohohej nga portieri polak. Në fundin e pjesës së parë, ishte Buska i cili kaloi polakët në avantazh sërish Poloninë, pas një gjuajtje me kokë.
Pjesa e dytë ishte një tjetër histori, ku vendasit realizuan edhe dy herë të tjera, me Krychowiak në minutën e 54-t dhe me Linetty në minutën e 89-të.
Me këtë fitore, Polonia ngjitet në vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa Shqipëria mbetet në vendin e 4-t me 6 pikë. Ndeshjen e radhës, Kombëtarja e luan në “Elbasan Arena” më 5 shtator ndaj Hungarisë.



