
Stërvitjet ushtarake që Kina ka zhvilluar prej tre ditësh rreth ishullit të Tajvanit janë prova se Pekini dëshiron të nisë një luftë kundër Taipeit.
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm Tajvanez, Joseph Wu gjatë një interviste ekskluzive me CNN.
Duket se ata po përpiqen të përgatiten për të nisur një luftë kundër Tajvanit, ndalem këtu tek stërvitjet ushtarake dhe retorika e tyre.
Më pas Wu tha se qeveria tajvaneze e konsideron kërcënimin ushtarak kinez si diçka që nuk mund të pranohet dhe që e dënojnë.
Kreu i diplomacisë në Taipei paralajmëroi ushtrinë tajvaneze, duke i kërkuar që të jenë gati deri në vitin 2027.
Udhëheqësit kinezë do të mendojnë dy herë përpara se të vendosin të përdorin forcën kundër Tajvanit. Dhe nuk ka rëndësi nëse është 2025 apo 2027 apo edhe më tej, Tajvani thjesht duhet të përgatitet.



