
Zëvendësministrja e Drejtësisë, Teuta Vodo, mësohet se është liruar nga detyra, ndërsa ajo e Financave dhe Ekonomisë, Albana Shkurta, ka dhënë dorëheqjen nga ky post.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, zëvendëskryeministri Erion Braçe ka firmosur emërimin e pedagoges Fjoralba Caka, në detyrën e zëvendësministres së re të Drejtësisë.
Caka zëvendëson në këtë post Teuta Vodon, së cilës ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i kërkoi dorëheqjen gjatë javës së kaluar.
Ende nuk dihet motivi i lirimit nga detyra të zv.ministres së Drejtësisë, si dhe arsyeja e dorëheqjes së zv.ministres së Financave. 
Të dy zëvendësministret e morën detyrën në tetor të 2017-s.



