Shqipëria nuk ka ligjet e duhura për t’i mbrojtur fëmijët nga rreziqet që sjell me vete komunikimi virtual. Shpesh ata që njihen si “grabitqarë seksualë”, të maskuar pas llogarive false arrijnë të hyjnë në kontakt me fëmijët, duke i bërë ata të predispozuar për abuzim seksual.
Në një intervistë për “Tema TV”, drejtori i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, Altin Hazizaj, thotë se ne kemi ligjet e duhura për t’i mbrojtur fëmijët nga abuzimi në jetën reale, por ka mangësi të theksuara në aspektin virtual.
Prindërit nuk kanë kontroll të plotë mbi atë çfarë ndodh me jetën virtuale të fëmijëve të tyre. Kjo do të thotë se rreziku është potencial sapo ai merr në dorë një pajisje që i bën të mundur komunikim virtual.
Një në dy fëmijë në Shqipëri deklaron se ndihet viktimë e dhunës fizike në familje. Azizaj thotë se shoqëria shqiptare ende e sheh atë si mjet korrigjues për sjelljen e fëmijëve, pavarësisht se studime të shumta kanë treguar pasojat e rënda që ajo ka në terma afatgjatë.
Edhe rastet e abuzimit seksual të fëmijëve brenda familjes nuk janë pak. Shqipëria renditet në të njëjtin nivel me vendet e rajonit, me rreth 11% të fëmijëve që kanë raportuar se janë abuzuar seksualisht nga njerëz brenda familjes ose të afërm. Azizaj thotë se edhe në këtë aspekt, ka nevojë për ndryshim në mënyrën sesi i qasemi këtij fenomeni dhe si e adresojmë atë.
Më poshtë intervista e plotë:



