
Një bombë 907 kilogramëshe është gjetur një natë më parë në jo shumë larg pikës kufitare Merdare.
Forca e Sigurisë Kosovë kanë publikuar foto të bombës e cila u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga FSK e KFOR-i.
“Ekipi i EOD-së së Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashkë me ekipet e EOD-së së KFOR-it eliminojnë rrezikun nga një bombë Mk 84 me peshë 907 kg. Kjo bombë është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdare ku është duke u pastruar nga organizata humanitare e deminimit NPA”, thuhet në postimin e FSK-së në Facebook.
Rruga në këtë pikë kufitare u mbyll përkohësisht për qarkullim dhe pas eliminimit të rrezikut qarkullimi vijoi normalisht.



