Merita Hajdari: Klodian Zoton nuk dua ta njoh, më ka ngarkuar një barrë që s’e mbaj dot

Merita Hajdari: Klodian Zoton nuk dua ta njoh, më ka ngarkuar një barrë që s’e mbaj dot

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Merita Hajdari, gruaja që rezulton e përfshirë pa dijeninë e saj në skemën e inceneratorëve, tha se është paraqitur në SPAK vullnetarisht për të sqaruar pozicionin e saj. Hajdari tha se as nuk e kupton si është përdorur emri i saj për të qarkulluar miliona euro që ajo nuk i ka parë kurrë me sy.

Shkova në SPAK dhe u thashë për çfarë akuzohem. Ai më tha: rri moj nënë se ti nuk ke lidhje me këto gjëra. Ik rri e qetë. Dola jashtë dhe thashë që drejtësinë do ta kërkoj. Dua të di kush mi ka bërë këto falsifikime. Unë jetoj me fukarallëkun tim, nuk dua të dal kështu të më shohë gjithë bota. Këtë Klodian Zoton nuk e njoh as nuk dua ta njoh, se më ka vënë në shpinë gjithë këtë ngarkesë. Unë jam hallexhie, nuk jam bose. Nuk i marrë vesh këto gjëra. Nuk di as ta them fjalën (inceneratorët). Ku qenka ky biznes në Fushë-Kuqe i paskam unë. Më kanë bërë miliardere pa pasur lekë në dorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy